Kim Mehmeti: VLEN-i që na bëri të mos vlejmë as pesë para!

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2025 08:53

Kim Mehmeti: VLEN-i  që na bëri të mos vlejmë as pesë para!

Kim Mehmeti – Top Channel

Shoqëria e shqiptarëve të Maqedonisë është e ndarë në dy botë që nuk komunikojnë mes veti: në atë parajsianen ku jetojnë elitat politike dhe të gjithë të pëlqyerit dhe të dëgjueshmit e sunduesve maqedonas dhe në botën mjerane në të cilën banon populli. 

Këto dy botë të ndara, takohen mes veti vetëm gjatë fushatave parazgjedhore dhe në ditën kur votohet. 

Këto botë kurrë nuk kanë qenë kaq të ndara sa kohëve të fundit kur VLEN’i i ka katandisur shqiptarët udhës që në të ardhmen të mos përfaqësohen nga të zgjedhurit e vet, por nga shqiptarët e zgjedhur nga sunduesi maqedonas, pra që i bëri ata politikisht të mos vlejnë as pesë para.

Ndërkohë kaluan tri dekada që kurë asnjë nga vasalët shqiptarë nuk pati guxim të thotë se shqiptarët e këtushëm nuk duhet të kontribuojnë e ta njohin këtë Maqedoni përderisa ajo nuk ua dëmshpërblen plaçkitjen që ua bëri atyre duke i përjashtuar nga privatizimi i pronës shoqërore.

Siç kaloi thuajse një vit qëkur këta të VLEN’it vazhdojnë betejën kundër hajdutëve të BDI-së duke na quajtur shërbëtorë të kësaj partia opozitare neve që dy dekada me radhë e kritikonim partinë që e përvetësoi edhe emblemën e UÇK’së..  

Pra na quajnë hyzmeqarë të BDI’së  edhe këta të ‘Klanit të Llërcës’ që u vëllazëruan me LSDM’në maqedonase vetëm që ta shpëtonin lëkurën e vet politike shqiptare si dhe këta të ALTERNATIVËS pa alternativë që dikur u bën pjesë e qeverisë së LSDM’së si të birësuarit e BDI’së.  

Po, shoqëria e shqiptarëve të Maqedonisë është e ndarë në dy bot që nuk i ndërlidhë asgjë; në atë ku jetojnë politikanët të cilëve sunduesi maqedonas u lejoi të vjedhin sa për t’ua mbyllur gojën që të mos flasin për vjedhjen e shekullit që iu bë shqiptarëve të këtushëm të  përjashtuar nga procesi i privatizimit të pronës shtetërore. Dhe në botën ku jeton populli dhe të gjithë ne të tjerët që një ditë do duhet turpshëm të pranojmë se ndoshta pa hile e donim popullin, por nuk patëm guxim të bëheshim zëri i revoltës së tij.

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2025 08:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.