Flaka thumbon: Qeverisje e mirë… me tym! Arben Fetai, zëvendëskryeministër i duhanit…

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Korrik, 2025 07:08 Përditësuar

Flaka thumbon: Qeverisje e mirë… me tym! Arben Fetai, zëvendëskryeministër i duhanit…

Arben Fetai, zëvendëskryeministër për “qeverisje të mirë”, duket se po sjell risi në administratë: qeverisje me tym duhani dhe propagandë partiake nga emaili zyrtar!

Pasi u kap duke shpërndarë kumtesa partiake nga adresa qeveritare, tani paparacët zbuluan edhe një tjetër “reformë”: Fetai pi cigare në zyrë, në shkelje të plotë të Ligjit për mbrojtje nga duhani.

Pra, në vend që të “shuhen” padrejtësitë, digjet cigareja. Në vend të politikave, mbushet ajri me nikotinë.

Sipas ligjit, për këtë shkelje parashikohet gjobë nga 100 deri në 300 euro për personin fizik. Por kur je zyrtar i lartë dhe tymi jot është “politik”, duket se ligji zbehet si tymi në korridor.

Në këtë “qeverisje të mirë”, shkeljet e ligjit nuk janë për t’u hetuar, por për t’u pasur me krenari… në profilin e LinkedIn-it.

Me këtë ritëm, së shpejti mund të presim edhe ndonjë vendim qeveritar për legalizimin e cigarja-ve në kabinet… për hir të “transparencës së tymosur”.

“Lajmi që s’na duhej” është rubrikë satirike. Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja.”

(Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja). Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Korrik, 2025 07:08 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.