Zhegrova drejt Fenerbahçes: Lille kërkon 25 milionë euro për yllin kosovar

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Korrik, 2025 16:48

Zhegrova drejt Fenerbahçes: Lille kërkon 25 milionë euro për yllin kosovar

Edon Zhegrova pritet të largohet nga Lille gjatë këtij afati kalimtar veror dhe destinacioni i tij i radhës duket se do të jetë Turqia. Sipas mediave turke, Fenerbahçe ka nisur kontaktet konkrete për transferimin e sulmuesit të krahut të djathtë, duke e vendosur atë në krye të listës së përforcimeve për sezonin e ri.

Lille ka vendosur një çmim prej rreth 25 milionë eurosh për kartonin e Zhegrovës, ndërsa oferta e parë e klubit nga Stambolli pritet të jetë rreth 20 milionë euro. Megjithatë, negociatat janë në rrugë të mbarë dhe palët janë optimiste për një marrëveshje të shpejtë.

Zhegrova, i cili ka shkëlqyer me Lille në Ligue 1 dhe në garat evropiane, është i entuziazmuar për një aventurë të re dhe, sipas burimeve të afërta me lojtarin, mezi pret të veshë fanellën e Fenerbahçes. Ky transferim shihet si një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, duke i ofruar më shumë hapësirë dhe një rol lideri në një klub me ambicie të mëdha.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Korrik, 2025 16:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.