Situata e portierit gjerman Marc-André ter Stegen te Barcelona ka hyrë në një fazë kritike. Sipas gazetarit të afërt me klubin, Javi Miguel, drejtuesit blaugrana i kanë dhënë një ultimatum të qartë: ose t’i nënshtrohet operacionit në shpinë, ose të gjejë një klub të ri.
Ter Stegen nuk do të udhëtojë me skuadrën për turneun parasezonal në Azi, ndërsa mjekët e këshillojnë të operohet për të mirën e tij. Legjenda gjermane Lothar Matthäus ka deklaruar se Ter Stegen mund të mos luajë më kurrë për Barcelonën, nëse nuk zgjidhet situata.
Nëse vendos për ndërhyrje kirurgjikale, ai pritet të jetë jashtë fushave deri në janar, kur klubi planifikon ta dërgojë në huazim. Barcelona po përgatitet për një ndryshim të madh në portë, me Joan García që shihet si zëvendësuesi i tij afatgjatë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
18 Korrik, 2025 22:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.