Sindroma e lodhjes kronike: një çrregullim i vështirë për t’u diagnostikuar dhe trajtuar
Sindroma e lodhjes kronike është një gjendje shëndetësore që e plogështon njeriun në mënyrë të vazhdueshme, duke ndikuar në cilësinë e jetës së tij. Shumë persona që vuajnë nga kjo sindromë e kanë të vështirë të shpjegojnë se çfarë po ndodh me organizmin e tyre, ndërsa mjekët theksojnë se diagnostifikimi është kompleks dhe deri më tani nuk ekziston një kurë e mirëfilltë.
Çfarë dihet për sindromën:
- Shkaktarët nuk janë të qartë, por shpesh lidhet me pasoja të një viroze, traume fizike apo emocionale.
- Mund të nxitet nga prishja e ekuilibrave hormonalë, probleme të imunitetit dhe faktorë të tjerë biologjikë.
Simptomat më të shpeshta:
- Rëndesë dhe ngadalësi në të menduar e vepruar.
- Rraskapitje fizike dhe mendore që nuk përmirësohet.
- Vështirësi në përqendrim dhe kujtesë afatshkurtër.
- Dhimbje sporadike të kyçeve, dhimbje fyti dhe dhimbje koke.
Trajtimet e përdorura:
- Medikamente kundër depresionit, për shkak të ngjashmërisë së simptomave.
- Trajtime kundër pagjumësisë, për të ndihmuar trupin dhe mendjen të pushojnë.
- Vitaminat dhe mineralet (kalium, magnez, B12, B6) përmes ushqimeve si spinaqi, avokado, bananet, drithërat, vezët.
- Terapitë e kombinuara: aktivitet fizik i lehtë dhe i personalizuar, si dhe këshillim psikologjik për të ndihmuar pacientin të rimarrë kontrollin e jetës.
Flaka
















