Si ndryshon ushqyerja sipas moshës: këshilla për shëndet më të mirë fizik dhe mendor
Mënyra se si ushqehemi ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tonë, dhe ajo që është e dobishme në moshën 20-vjeçare, mund të mos ketë të njëjtin efekt kur arrijmë në të 40-at apo 60-at. Ekspertët e nutricionit japin disa këshilla të thjeshta, por të rëndësishme, për çdo dekadë të jetës.
Këshillat kryesore sipas moshës:
- Në të 20-at: konsumoni salmon – i pasur me omega-3, ndihmon në parandalimin e depresionit dhe rrit serotoninën.
- Në të 30-at: vezë dhe spinaq – të pasura me kolinë dhe folat, ndihmojnë zhvillimin e trurit të fëmijës dhe shëndetin e nënës.
- Në të 40-at: mish viçi pa dhjamë dhe brokoli – hekur për energji dhe brokoli për reduktimin e rrezikut të kancerit.
- Në të 50-at: ushqime me yndyrë të ulët – kos, qumësht pa yndyrë dhe djathë të lehtë për të ruajtur kalciumin pas menopauzës.
- Në të 60-at: bishtajore – fasulet, bathët dhe bizelet ulin presionin e gjakut dhe ndihmojnë zemrën.
Këto zgjedhje ushqimore jo vetëm që ndihmojnë trupin të funksionojë më mirë, por edhe reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kronike, duke siguruar një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.
Flaka
















