Çmimi i arit arrin nivel rekord

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Dhjetor, 2025 21:51

Çmimi i arit arrin nivel rekord

Marketing Politik

Ari ka arritur një tjetër nivel rekord, duke u tregtuar për herë të parë mbi 4,400 dollarë (3,275 paund) për onzë. Analistët lidhin këtë rritje me pritshmëritë se Banka Qendrore e SHBA-së do të ulë normat e interesit gjatë vitit të ardhshëm, gjë që nxit investitorët drejt aseteve të sigurta.

Ari e nisi vitin 2025 me një vlerë prej rreth 2,600 dollarë për onzë, por tensionet gjeopolitike, tarifat e vendosura nga administrata Trump dhe pritshmëritë për ulje të normave të interesit kanë rritur kërkesën për investime të sigurta si ari dhe argjendi.

Sipas Adrian Ash, drejtor i kërkimeve në tregun e arit BullionVault, çmimi i arit është rritur me mbi 68% këtë vit, shifër kjo më e larta që nga viti 1979. Ai shpjegon se faktorët kryesorë janë tensionet tregtare, sulmet ndaj Rezervës Federale të SHBA-së dhe situata gjeopolitike globale.

Pas kalimit të nivelit prej 4,400 dollarësh, çmimi i arit arriti 4,426.66 dollarë për onzë, ndërsa argjendi gjithashtu regjistroi një rekord historik prej 69.44 dollarë për onzë, duke u rritur 138% që nga fillimi i vitit. Platini arriti gjithashtu nivelin më të lartë në 17 vite, duke tejkaluar rritjen e arit.

Një tjetër faktor që po rrit kërkesën është blerja e rezervave fizike të arit nga bankat qendrore, për të mbrojtur ekonomitë e tyre dhe për të diversifikuar asetet. Ekspertët shohin gjithashtu çmimin e arit si një mënyrë për t’u mbrojtur nga inflacioni dhe pasiguria ekonomike, ndërsa dobësimi i dollarit amerikan e ka bërë metalin më të lirë për blerësit ndërkombëtarë.

Edhe çmimet e naftës u rritën të hënën: Brent u rrit në 61.78 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane57.77 dollarë, pas vendimit të SHBA-së për një bllokadë ndaj cisternave të naftës nga Venezuela.

Flaka

45
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Dhjetor, 2025 21:51

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?