Aksident në Turçan të Gostivarit, makina bie në lumë

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Qershor, 2024 08:08 Përditësuar

Aksident në Turçan të Gostivarit, makina bie në lumë

Mëngjesin e së hënës te ura në hyrje të Turçanit të madh ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Vetura e markës Mercedes me targa të Gostuvarit ka devijuar nga rruga dhe ka rënë në shtratin e lumit, raporton Flaka

Nga Spitali i Gostivarit njoftuan që të aksidentuarit u hospitalizuan rreth orës pesë të mëngjesit, njëri në gjendje më të lehtë e tjetri në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Mjeku kujdestar njoftoi që për shkak të seriozitetit të lëndimeve, njëri pasagjer është transferuar urgjentisht në Klinikën e Shkupit. Pacienti ka pasur thyerrje fraturash por është jashtë rrezikut për jetë.

”Pacienti tjetër është mbajtur për egzaminim në Spitalin e Gostivarit dhe giendja e tij është stabile”, tha për Flaka mjeku kujdestar.

Raportohet që në makinë në momentin tragjik kanë ndodhur dy persona, J.J nga Gostivari dhe A.F banor i fshatit.

Ekipet nga Policia dhe Urgjenca kanë dalur në vendngjarje. Pas egzaminimit të gjendjes faktike në terren, me anë të shërbimit të karrotrecit makina është tërhequr nga vendi i aksidentit, kurse aksi rrugorë është vënë sërish në qarkullim. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Qershor, 2024 08:08 Përditësuar