Goce Sedloski emërohet trajner i ri i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut
Botuar nga Drin Zenku
22 Dhjetor, 2025 23:21
Marketing Politik
Ekipi kombëtar i Maqedonisë së Veriut ka një trajner të ri, pasi Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka vendosur të përfundojë bashkëpunimin me Bllagoja Milevskin, i cili ka udhëhequr skuadrën që nga viti 2014. Mandati i Milevskit përfundoi më 30 nëntor 2025.
Në seancën e zhvilluar nga Bordi Drejtues i FFM-së, u vendos që trajneri i ri i përfaqësueses “A” të jetë Goce Sedloski, i cili ka qenë më parë trajner i ekipit kombëtar në gusht të vitit 2012. Përveç karrierës së tij te Maqedonia, Sedloski ka udhëhequr skuadra të ndryshme si Shkupi, Vllaznia e Shkodrës, Vardari, Dinamo Zagreb, Riga dhe Shiroki.
Propozimi për emërimin e Sedloskit erdhi nga Komiteti për Zgjedhjen e Trajnerit, i përbërë nga Masar Omeragiç, Goran Pandev, Nikollçe Noveski, Agim Ibraimi dhe Marjan Stojkovski.
Maqedonia e Veriut do të rikthehet në garat për kualifikim në Kupën e Botës në mars, me ndeshjen e radhës që do të zhvillohet në Kopenhagë, në stadiumin me 38 mijë vende.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.