Leao rikthehet për Milanin para ndeshjes me Veronën
Botuar nga Drin Zenku
22 Dhjetor, 2025 21:15
Marketing Politik
Pas eliminimit në gjysmëfinale të Superkupës Italiane nga Napoli, Milani ka rifilluar stërvitjet në Milanello, duke u përgatitur për ndeshjen e radhës të Serie A ndaj Veronës në San Siro.
Trajneri Massimiliano Allegri mori një lajm të mirë dhe një të keq përpara kësaj përballjeje. Lajmi i mirë është rikthimi i Rafael Leao-s në dispozicion të skuadrës pas një problemi muskular që pësoi gjatë ndeshjes me Torinon. Portugezi është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës dhe pritet të grumbullohet për ndeshjen e së dielës, duke i dhënë Milanit më shumë opsione në sulm. Leao pritet të luajë përkrah Christian Pulisic, pas një periudhe ku trajneri duhej të mbështetej vetëm te Pulisic dhe Nkunku për repartin ofensiv.
Lajmi jo i mirë ka të bëjë me mbrojtjen, pasi Matteo Gabbia vazhdon të punojë veçmas dhe prania e tij ndaj Veronës duket thuajse e pamundur.
Sipas programit të skuadrës, Allegri ka vendosur që futbollistët të kenë pushim në ditën e Krishtlindjes, ndërsa stërvitjet do të rifillojnë pasditen e 26 dhjetorit për të përgatitur ekipin për ndeshjet e radhës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.