Spiropali takohet me Mickoskin: Faktori shqiptar në Maqedoni komunitet shtetformues, nxitës i rëndësishëm i proceseve eurointegruese

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Dhjetor, 2025 15:57 Përditësuar

Spiropali takohet me Mickoskin: Faktori shqiptar në Maqedoni komunitet shtetformues, nxitës i rëndësishëm i proceseve eurointegruese

Marketing Politik

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka reaguar me një postim në rrjetet sociale pas takimit me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Një vëmendje të veçantë ministrja i ka kushtuar rolit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke nënvizuar se ata janë një komunitet shtetformues i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, si dhe një urë ndërlidhëse mes dy vendeve.

‘Me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në një frymë bashkëpunimi dhe dialogu të hapur.

Partneriteti ndërinstitucional mes dy vendeve tona do të vijojë të forcohet, me fokus të qartë te projekte dhe rezultate konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë dhe afrojnë më tej dy shoqëritë.

Ritheksova se faktori shqiptar në RMV është jo vetëm një komunitet shtetformues i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, por edhe një urë ndërlidhëse me Shqipërinë dhe një nxitës i rëndësishëm i proceseve eurointegruese.

Spiropali pritet nga homologu Mucunski: Gjuha shqipe në Maqedoni, detyrim i paekuivok

Ministrja e Punëve të Jashtme Elisa Spiropali zhvilloi vizitën e saj të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Nga Shkupi ajo bëri të qartë se përdorimi I gjuhës shqipe është i detyrueshëm, në një kohë kur diskutimet atje janë të forta nëse duhet të jetë apo jo gjuhë zyrtare.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut diskutimi nëse gjuha shqipe do të jetë apo jo në vazhdimësi gjuhë zyrtare, në vendin ku shqiptarët janë komb shtet shtetformues, ministrja e Jashtme Spiropali në Shkup e bëri të qartë se respektimi i gjuhës shqipe nuk mund të vihet në diskutim.

‘Respektimi i gjuhës shqipe, identiteti etnik dhe përfaqësimi i drejtë janë detyrime që duhet repesktuar plotësisht dhe pa ekuivoke. Këtë qëndrim dhe pikëpamje Shqipëria e ka në mënyrë të paekuivvoke sa I takon marrëdhënieve me qeverinë mike të maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj’, tha ajo.

Në konferencën e përbashkët me homologun e saj Timco Muncuski, të dy diplomatët treguan gatishmërinë për konsullatat të reja në vendet respektive.

‘Diskutova për hapjen e një konsullate të Shqipërisë në Bitola, qytetin e Manastirit ku u arrit vendimi për njësimin e gjuhës shqipe.  Kjo kërkese vjen si rezultat I hapjes së konsullatës shqiptare ne Strugë dhe vullnetit të RMV për konsullatë në Korçë, për të cilën jeni të mirëpritur’, tha ajo.

‘Shqipëria hapi konsullatë të përgjithshme në strugë vitin e kaluar ndërsa ne jemi të lumtur që në 2026 të hapim një konsullatë ne Korçë’, tha Timco Muncuski.

Të dy ministrat treguan për mbështetjen reciproke në procesin e integrimit evropian, ku dy vendet aspirojnë të anëtarësohen me të drejta të plota.

45
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Dhjetor, 2025 15:57 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?