VLEN hapi shtabin zgjedhor në Gostivar, Bejta: Qytarët më faliminderohen që pranova të kandidohem
Botuar nga Flaka
22 Dhjetor, 2025 23:57 Përditësuar
Marketing Politik
Lajmi u lexua: _ _ 12235
Zyrtari i lartë i VLEN-kikt njëherit kryetar shtabi, Adnan Azizi, ka deklaruar se periudha e fundit kur në Gostivar është punuar seriozisht dhe me përgjegjësi ka qenë gjatë udhëheqjes së Nevzat Bejtës, duke theksuar se kjo është e ditur mirë nga qytetarët e Gostivarit.
“Hera e fundit që është punuar në Gostivar ka qenë koha e Nevzat Bejtës. Qytetarët e Gostivarit e dinë mirë këtë. Është koha që të kthehet dhe t’i rregullojë krejt ato që i shkatërruan këta të tjerët,” u shpreh Azizi.
Sipas tij, kundërshtarët politikë nuk janë të interesuar për zhvillimin real të qytetit, por e shohin Gostivarin si mjet për mbijetesë politike dhe financiare.
“Ata nuk garojnë për të bërë punë për Gostivarin. Atyre iu duhet Gostivari për mbijetesë politike, për ta shpëtuar karrierën personale dhe për ta financuar partinë. Nuk e kanë hallin e Gostivarit dhe gostivarasve,” deklaroi Azizi.
Ai theksoi se situata aktuale kërkon stabilitet dhe siguri politike, duke përjashtuar eksperimentet dhe improvizimet në udhëheqjen e komunës.
“Gostivari sot ka nevojë për siguri politike, për stabilitet, për një dorë të provuar, jo për eksperimente, jo për improvizime dhe jo për njerëz që e shohin qytetin si shpëtim politik,” potencoi Azizi.
“Urime kandidatit Nevzat Bejta dhe urime për përzgjedhjen si shef shtabi Bahar Aliut!” përfundoi Azizi.
Sakaq, kandidati Bejta tha që me ardhjen e tij në krye të komunës, me përkrahjen e koalicionit qeveritar, do të tejkalohen të gjitha problemet në komunë, përfshi edhe borxhin e trashëguar dhe se, Gostivari sërisht do të jetë cak i investimeve të mëdha.
“Me ardhjen time, në bashkëpinim me koalicionin VLEN, me qeverisjen qendrore, besoj t’i tejkalojmë këto probleme, dhe qytetit jonë do të merr një pamje tjetër. Kam vizituar fshatra, lagje të qytetit, të gjithë qytetarët e Gostivarin janë të zhgënjyer, të mllefosur dhe të revoltuar nga keqqeverisja e tyre, dhe të gjithë më faliminderohen që pranova të kandidohem”, tha mes të tjerash Bejta.
Ministri i Shëndetësisë Hazir Aliu, tha që Gostivari shkon pas, madje me hapa shumë të mënjejnë prapa.
“Ky profil i një njeriu që për tetë vite ndyshoi Gostivarin, ne si opozitë e luftuam atë duke menduar që mundet edhe më mirë, e pamë që Gostivari shkon mbrapa, bajajgi mbrapa. Kemi një qytet të ndotur, mbeturina gjithandej, një qytet që sheh me një qosh dy tre lule dhe asgjë tjetër, e para tetë viteve nuk ishte kështu”, tha Haziri, duke komplimentuar punën e mëhershme të Bejtës.
Kryetare shtabi në Gostivar, u zgjodh Bahar Shabani, e cila premtoi fushatë dinamike që do të korret me një fitore të madhe me 11 janar. Gazeta Flaka
Botuar nga Flaka
22 Dhjetor, 2025 23:57 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.