Zirkzee prioritet i Romës për janarin, pritet vendimi i United
Botuar nga Drin Zenku
22 Dhjetor, 2025 20:28 Përditësuar
Marketing Politik
AS Roma ka bërë hapa të rëndësishëm në bisedimet për kushtet personale me Joshua Zirkzee, i cili është objektivi kryesor i klubit për afatin kalimtar të janarit.
Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, negociatat mes Romës dhe përfaqësuesve të sulmuesit holandez po avancojnë pozitivisht, megjithatë marrëveshja mbetet e varur nga vendimi i Manchester United, klub që aktualisht zotëron kartonin e lojtarit.
Roma dëshiron ta mbyllë sa më shpejt transferimin e Zirkzee, por situata e Unitedit është e ndërlikuar, pasi skuadra angleze ka mungesa të shumta në ekip për shkak të dëmtimeve dhe angazhimit të disa lojtarëve në AFCON, çka mund të ndikojë në vendimin final për ta lënë të lirë sulmuesin.
Zirkzee shihet si profili ideal për të përforcuar repartin ofensiv të verdhekuqve në pjesën e dytë të sezonit.
Botuar nga Drin Zenku
22 Dhjetor, 2025 20:28 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.