14 vjet me Simeonen: Epoka që ndryshoi Atlético Madridin

Sot bëhen 14 vjet që nga momenti kur Diego Pablo Simeone u prezantua zyrtarisht si trajner i Atlético Madridit, një emërim që do të ndryshonte përgjithmonë historinë e klubit madrilen.
Pa pasur yjet e Barcelonës, lojtarët e Real Madridit, financat e Manchester Cityt apo historinë e Bayern Munichut, Simeone arriti të ndërtojë një skuadër konkurruese dhe fituese, duke e kthyer Atlético Madridin në një nga ekipet më të forta të futbollit europian.
“Atlético nuk kishte lojtarët e Madridit, nuk kishte yjet e Barçës, nuk kishte financat e Cityt apo historinë e Bayernit… por Simeone krijoi mrekulli,” – është shprehur një komentator arab, duke përmbledhur më së miri epokën e tij.
Gjatë drejtimit të Simeones, Atlético Madrid ka zhvilluar 734 ndeshje, ka regjistruar 454 fitore dhe ka fituar një sërë trofesh prestigjiozë, përfshirë dy Europa League, dy Superkupa të Europës, dy tituj të La Ligës, Copa del Rey dhe Superkupën e Spanjës.
Sot, Diego Simeone konsiderohet nga shumëkush si një nga trajnerët më të nënvlerësuar në futbollin botëror, por pa dyshim një nga më ndikuesit në historinë moderne të Atlético Madridit.
Flaka



















