Arrestohet një grua në Gostivar për vjedhje ari në vlerë 9 mijë euro
Botuar nga Drin Zenku
23 Dhjetor, 2025 20:41
Marketing Politik
Policia ka arrestuar një grua 45-vjeçare nga rajoni i Gostivarit, e dyshuar për vjedhje të stolive prej ari në një shtëpi private, bën të ditur MPB, transmeton TV21.
Sipas njoftimit zyrtar, më 22 dhjetor 2025, rreth orës 10:00, në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Njësia Policore Gallatë kanë ndaluar shtetasen M.S. (45) nga fshati Kalishtë.
Ajo dyshohet se gjatë së njëjtës ditë ka kryer vjedhje në një shtëpi në fshatin Gradec, pronë e H.A. (49), ku ka marrë stoli prej ari me vlerë rreth 9.000 euro.
Nga MPB bëjnë të ditur se stolite e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa e dyshuara është mbajtur në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të parashtrohet kallëzim përkatës penal.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.