BDI cakton pesë kryetarë degësh, emrat

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Dhjetor, 2025 21:39 Përditësuar

BDI cakton pesë kryetarë degësh, emrat

Marketing Politik

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë Qendrore, gjatë së cilës janë marrë vendime të rëndësishme organizative dhe kadrovike, në funksion të konsolidimit të strukturave dhe rritjes së efikasitetit politik të partisë.

Nënkryetarja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, pas përfundimit të mbledhjes, bëri të ditur se, në pajtim me statutin e miratuar në Kongresin e fundit, kryetari i partisë Ali Ahmeti ka realizuar disa emërime strategjike.

BDI ka emëruar një grua me përvojë ndërkombëtare në postin e zëdhënëses së partisë. Arta Bilalli Zendeli, e njohur për angazhimin e saj institucional dhe përvojën në komunikim politik në kontekst më të gjerë ndërkombëtar, është emëruar zëdhënëse e BDI-së, duke sinjalizuar një qasje më të artikuluar, më moderne dhe më përfaqësuese të komunikimit publik të partisë.

Po ashtu, Faton Ahmeti është emëruar shef i kabinetit të kryetarit të BDI-së, ndërsa Seadin Beqiri është emëruar këshilltar për marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke reflektuar rëndësinë që partia i kushton dimensionit strategjik ndërkombëtar.

Në kuadër të riorganizimit të degëve, kryetari Ahmeti ka emëruar kryetarë të rinj në disa qytete: Bajram Rexhepi për Degën e Tetovës, Ridvan Asani për Kumanovën, Faton Pollozhani për Strugën, Valde Xhaferi për Gostivarin, ndërsa për Degën e Çairit është emëruar Bujar Osmani.

Sipas Zendelit, këto vendime kanë për qëllim fuqizimin e strukturave partiake, profesionalizimin e komunikimit politik dhe përgatitjen e BDI-së për sfidat politike të periudhës së ardhshme, me theks të veçantë në përgjegjësi, përfaqësim dinjitoz dhe vizion afatgjatë. Gazeta Flala

50
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Dhjetor, 2025 21:39 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
50
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?