Rooney: Declan Rice është kapiteni i ardhshëm i Anglisë
Botuar nga Drin Zenku
23 Dhjetor, 2025 20:33
Marketing Politik
Legjenda e futbollit anglez, Wayne Rooney, ka dhënë vlerësime maksimale për Declan Rice, duke e cilësuar mesfushorin si kapitenin e ardhshëm të Kombëtares së Anglisë. Sipas Rooneyt, Rice është lojtari ideal për ta marrë shiritin e kapitenit në momentin kur Harry Kane të vendosë t’i japë fund karrierës së tij me “Tre Luanët”.
“Declan Rice është kapiteni i ardhshëm i Anglisë. Ai ndoshta po pret momentin kur Harry të varë këpucët. Për mua, ai është zgjedhja e duhur për ta zëvendësuar Kane-in, për shkak të dëshirës, personalitetit dhe karakterit që ka,” – u shpreh Rooney.
Ish-sulmuesi i Manchester United theksoi gjithashtu ndikimin e madh që Rice ka në ekip dhe respektin që gëzon mes bashkëlojtarëve. “Të gjithë ata që e njohin ose janë pranë tij duket se e duan. Ai është i pazëvendësueshëm për Anglinë.”
Rooney nuk la pa përmendur edhe paraqitjen e fundit të Rice, duke e cilësuar atë si lojtari më i mirë në fushë. “Duhet ta them, ai ishte i jashtëzakonshëm. Ishte kënaqësi ta shihje, ishte larg e larg lojtari më i mirë në fushë,” – përfundoi ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.