Vezët, sekreti i shëndetit të syve dhe funksionit të trurit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Dhjetor, 2025 21:05

Vezët, sekreti i shëndetit të syve dhe funksionit të trurit

Marketing Politik

Ushqimi, ashtu si moda, ndryshon shpesh perceptim me kalimin e kohës. Nëse dikur vezët konsideroheshin të dëmshme dhe fajësoheshin për rritjen e kolesterolit, sot ato po rivlerësohen si një ushqim i shëndetshëm dhe i pasur me vlera ushqyese.

Sipas një studimi shkencor australian, të publikuar në American Journal of Clinical Nutrition, konsumimi i vezëve nuk rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, duke rrëzuar një nga mitet më të përhapura rreth tyre. Studiuesit theksojnë se kolesteroli që përmbajnë vezët është i ashtuquajturi “kolesterol i mirë”, i cili nuk ndikon negativisht në shëndetin e zemrës kur konsumohet në mënyrë të balancuar.

Dietologia Amy Gorin, e cituar nga sajti Prevention, thekson se çelësi qëndron në mënyrën se si vezët integrohen në regjimin ushqimor. “Nëse ushqimi juaj përfshin edhe produkte të tjera me përmbajtje të lartë të yndyrave të ngopura, atëherë nuk duhet ekzagjeruar me vezët, veçanërisht nëse vuani nga sëmundjet e zemrës ose hipertensioni,” – shprehet ajo. Megjithatë, sipas saj, vezët mund të jenë pjesë e një diete të shëndetshme dhe të balancuar.

Përmirësojnë shëndetin e trurit

Vezët janë një burim i shkëlqyer i kolinës, një nutrient thelbësor për zhvillimin dhe funksionimin e trurit. Organizmi nuk është në gjendje ta prodhojë vetë këtë substancë, prandaj ajo duhet marrë nga ushqimi. Një grua ka nevojë për rreth 425 mg kolinë në ditë, ndërsa një burrë për 550 mg. Një vezë e madhe e zier përmban rreth 147 mg kolinë, kryesisht në të verdhën.

Mbrojnë shikimin

Vezët përmbajnë gjithashtu luteinë dhe zeaxantinë, dy antioksidantë shumë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Këto substanca ndihmojnë në filtrimin e dritës së fortë dhe në mbrojtjen nga sëmundjet që lidhen me degjenerimin makular. Meqë trupi nuk i prodhon vetë këta antioksidantë, marrja e tyre përmes ushqimit është thelbësore – dhe vezët luajnë një rol kyç në këtë proces.

Flaka

50
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Dhjetor, 2025 21:05

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
50
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?