E verdha e vezës, aleati natyral për bukurinë e lëkurës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Dhjetor, 2025 20:54

E verdha e vezës, aleati natyral për bukurinë e lëkurës

Përkujdesi për lëkurën e butë dhe të lëmuar është thelbësor për parandalimin e plakjes, veçanërisht në luftën kundër rrudhave. Edhe pse sot në dyqanet e kozmetikës dhe në farmaci gjenden produkte të shumta për kujdesin e fytyrës, disa përbërës natyralë vazhdojnë të mbeten ndër më efektivët.

Sipas raportimit të Klan Kosova, një nga metodat më të thjeshta dhe natyrale për pastrimin dhe ushqimin e lëkurës është përdorimi i të verdhës së vezës.

Vezët janë të pasura me proteina, yndyrna të shëndetshme dhe vitamina që i nevojiten lëkurës. Veçanërisht, e verdha e vezës përmban vitaminë D, vitaminë A dhe proteina, të cilat ndihmojnë në rigjenerimin dhe ushqimin e lëkurës.

Hap poret dhe pastron lëkurën

Përdorimi i të verdhës së vezës në fytyrë ndihmon në hapjen e poreve, largimin e papastërtive dhe i dhuron lëkurës shkëlqim e butësi.
Rrihni një të verdhë veze, shtoni disa pika lëng limoni për të neutralizuar aromën dhe aplikojeni në fytyrë. Mbajeni derisa të thahet dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Ky trajtim rekomandohet të bëhet një herë në javë.

Ideale për lëkurë të thatë

Për lëkurën e thatë, kombinoni të verdhën e një veze me një lugë gjelle mjaltë dhe disa pika vaj bajamesh ose vaj ulliri. Aplikojeni përzierjen në fytyrë dhe mbajeni rreth 20 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Ky trajtim mund të përsëritet 1–2 herë në javë.

Lëkurë më elastike dhe më pak rrudha

Aplikimi i rregullt i të verdhës së vezës ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës dhe në zbutjen e shenjave të plakjes. Mjafton të përdorni të verdhën e vezës të kombinuar me pak lëng limoni, maksimumi dy herë në javë, për një lëkurë më të re dhe më të lëmuar.

Kujdes: Këshillohet të mos përdoren vezët për kujdesin e lëkurës nëse jeni alergjikë ndaj tyre.

Flaka

63
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Dhjetor, 2025 20:54

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
63
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?