Man Utd planifikon të nënshkruajë Ruben Neves për të forcuar mesfushën


Manchester United po planifikon të forcojë mesfushën për sezonin 2026, dhe lëndimi i Bruno Fernandes mund të përshpejtojë këto plane. Kapiteni portugez mund të mungojë mbi një muaj, duke krijuar nevojën për një mesfushor të ri me eksperiencë.
Sipas raportimeve nga mediat angleze, “Djajtë e Kuq” po vëzhgojnë situatën e Ruben Neves, mesfushorit portugez që aktualisht luan për Al-Hilal. 28-vjeçari ka qenë në radarin e United që nga kohët e tij te Wolves, ku kishte lënë gjurmë në Premier League me paraqitjet e tij të konsoliduara.
Neves iu bashkua Al-Hilal në verën e vitit 2023 për një transferim prej 47 milionë funte, duke krijuar një partneritet të shkëlqyer me Sergej Milinkovic-Savic. Megjithatë, mesfushori thuhet se nuk dëshiron të zgjasë qëndrimin e tij në Arabinë Saudite përtej verës së vitit 2026, duke refuzuar ofertat e rinovimit të kontratës.
Sipas burimeve të fundit, Manchester United po përpiqet ta transferojë Neves në janar, duke shpresuar të përfitojë nga një marrëveshje me çmim të ulët për të përforcuar mesfushën dhe për të mbushur boshllëkun që mund të krijojë mungesa e Fernandes.
Flaka





















