Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka vlerësuar maksimalisht talentin e ri brazilian Estevao Willian, duke e cilësuar 18-vjeçarin si një nga lojtarët e rinj më të mirë në botë në këtë moment.
Anësori ofensiv u transferua në Stamford Bridge gjatë kësaj vere mes pritshmërive të larta dhe ka arritur të përshtatet shpejt me futbollin anglez, duke lënë mbresa me vetëbesimin, qetësinë dhe cilësinë teknike në një nga kampionatet më konkurruese në botë.
Duke folur për paraqitjet e tij, Maresca theksoi se potenciali i Estevaos është i jashtëzakonshëm, por kërkon vazhdimësi dhe punë të fortë:
“Mendoj se ai është tashmë një nga lojtarët më të mirë të rinj në botë, por duhet të vazhdojë të përmirësohet dhe të punojë shumë. Nëse e bën këtë, ai mund të bëhet një nga lojtarët më të mirë në të ardhmen,” u shpreh trajneri italian.
Vlerësimet e Marescas konfirmojnë besimin e madh që Chelsea ka te talenti brazilian, i cili shihet si një investim kyç për të ardhmen e klubit londinez.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
25 Dhjetor, 2025 21:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.