Ministria e Stoilkoviqit nën akuzë: Mobing dhe poshtërim për shqiptarët

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Dhjetor, 2025 17:20 Përditësuar

Ministria e Stoilkoviqit nën akuzë: Mobing dhe poshtërim për shqiptarët

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, nën drejtimin e Ivan Stoilkoviq, ku punonjësit shqiptarë denoncojnë mobing të hapur, nënçmim sistematik dhe tendencë të qartë për “pastrim” etnik të administratës.

Fotografitë e dërguara në redaksinë e gazetës KOHA zbulojnë fytyrën e vërtetë të asaj që për më shumë se një vit e gjysmë po ndodh në këtë institucion: diskriminim, tallje dhe poshtërim, në një shkallë që nuk është parë kurrë më parë në institucionet shtetërore.

Më shumë se dhjetë persona të ngjeshur në një zyrë të vogël. Disa të ulur në tokë. Pa tavolina pune. Pa kompjuterë. Pa kushte minimale për të kryer detyrën. Firmosin tre herë në ditë për praninë e tyre, sikur të ishin nën hetim penal, ndërsa çdo ditë shkojnë në punë me frikën se do t’i presë vendimi për largim nga puna.

Mbi 70 punonjës shqiptarë, të punësuar dikur përmes Programit K5, që sipas ligjit duhet të shpërndahen në institucionet shtetërore në qytetet prej nga vijnë, Stoilkoviqi ka vendosur t’i bëjë të kundërtën: i ka thirrur të gjithë në Shkup, me një qëllim të vetëm – t’i detyrojë të dorëzohen dhe të largohen vetë nga puna.

Ata që vijnë nga Resnja, Ohri, Struga e Manastiri tashmë janë detyruar të braktisin vendet e punës. Të mbetur janë kryesisht tetovarët, shkupjanët dhe kumanovarët, sepse Stoilkoviqi e di se ata do të rezistojnë më gjatë. Prandaj edhe presioni është i përditshëm, i qëllimshëm dhe poshtërues.

Për ta kompletuar këtë tablo fashiste, Stoilkoviqi filmon vetëm gjysmën e zyrës, fsheh kushtet reale dhe përpiqet të justifikojë largimin e shtatë punonjësve shqiptarë me arsyetimin banal se “kanë fjetur në vendet e punës”. Një pretendim që bie poshtë nga vetë faktet dhe fotografitë, të cilat tregojnë se nuk ka as tavolina e as karrige të mjaftueshme për të qëndruar ulur, e jo më për të “fjetur”.

E vërteta dihet. E dinë punonjësit. E dinë edhe partnerët e koalicionit të Stoilkoviqit.

“E di edhe koalicioni VLEN. Por duket se mungon guximi politik për të mbrojtur administratorët shqiptarë nga ky poshtërim institucional. Ministria që duhet të jetë simbol i Marrëveshjes së Ohrit dhe bashkëjetesës ndëretnike, sot është shndërruar në laborator diskriminimi, nën drejtimin e një njeriu që haptazi nxjerr vrer ndaj shqiptarëve dhe që çdo ditë dëshmon se misioni i tij nuk është funksionimi i institucionit, por frikësimi, nënçmimi dhe largimi i tyre”, akuzojnë nëpunësit shqiptarë. 

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Dhjetor, 2025 17:20 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Nxënësit në mjekim spitalor afatgjatë mund të përfshihen në mësim online

Putin emëron një figurë të fuqishme për ambasador në Shkup: Kush është Dmitri Zikov?

Freski në disa degë të BDI-së, njihuni me kryetarët e ri

Akuzat e kundërshtarëve politikë, Bejta i quan akuza të pabaza dhe pa argumente

Limani: Vila rezidenciale e Bejtës në fshatin e tij kushton mbi 1 milionë euro

Limani shpalos arritjet dhe planet për Gostivarin

Unioni Demokratik Shqiptar VLEN, partia e re që synon bashkimin e koalicionit

Kush e la shtetit si më keq, akuza të ndërsjella mes Mickoskit dhe Filipçes

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

Zhegrova gati për Juventusin, Spalletti merr një lajm pozitiv para ndeshjes me Pisa

Sylvinho: Mundësia e Shqipërisë për Botërorin 2026 është historike

Arbër Ademi: Qëndrimet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese rrezikojnë Marrëveshjen e Ohrit

Marcos Senesi, mbrojtësi i Bournemouth që po dominon statistikat këtë sezon

Google 2025: Çfarë kërkuan më shumë amerikanët këtë vit

Pep Guardiola: “Gjithçka mund të ndodhë në merkato”

Ruben Amorim: “Një vit më parë do bëja gjëra ndryshe”

Greqi: 52 emigrantë të shpëtuar në detin Egje, kërkimet për një djalë vazhdojnë

Al Ittihad nxjerr në shitje Mario Mitajn gjatë merkatos së dimrit

Formë në rënie: Dean Huijsen përballet me sfida te Real Madrid

Spotify Camp Nou mund të presë 62,000 tifozë në ndeshjet e ardhshme

71
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?