Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka marrë një lajm pozitiv para ndeshjes së së shtunës ndaj Pisa, pasi sulmuesi kosovar Edon Zhegrova, së bashku me disa bashkëlojtarë, do të jenë të gatshëm për të luajtur.
Anësori kosovar kishte munguar në stërvitje ditët e fundit për shkak të sëmundjes, por në stërvitjen e së premtes u shfaq në fushë së bashku me ekipin. Sipas raportimeve të Sportmediaset, Zhegrova, Weston McKennie dhe Gleison Bremer po stërviten me grupin dhe do të jenë të gatshëm të startojnë ndeshjen titullarë, nëse Spalletti vendos t’u japë hapësirë.
Lajmi edhe më i mirë për yllin kosovar është se sulmuesi portugez Francesco Conceicao ka stërvitur i vetëm dhe nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë me skuadrën të shtunën.
Kështu, Spalletti ka në dorë vendimin mes Zhegrovës, Fabio Miretti ose Vasilije Adzic për vendin në formacionin bazë.
Përballja mes Pisas dhe Juventusit do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
26 Dhjetor, 2025 20:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.