Thibaut Courtois po kalon një vit të jashtëzakonshëm në aspektin individual. Portieri i Real Madridit kryeson statistikat në Evropë për vitin 2025, duke u bërë gardiani me më së shumti pritje në pesë ligat më të forta evropiane, në të gjitha kompeticionet.
Sipas të dhënave të publikuara nga OptaJose, asnjë portier tjetër në Top 5 ligat evropiane nuk ka regjistruar më shumë pritje se Courtois gjatë këtij viti. Portieri belg ka arritur shifrën mbresëlënëse prej 174 pritjesh, duke konfirmuar edhe një herë rolin e tij vendimtar në sukseset e Real Madridit.
Këto statistika tregojnë qartë nivelin e lartë të performancës së Courtois, i cili vazhdon të jetë një nga portierët më të mirë në botë dhe një pikë kyçe për skuadrën madrilene, si në kampionat ashtu edhe në arenën evropiane.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
27 Dhjetor, 2025 20:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.