E ardhmja e Robert Lewandowskit te Barcelona mbetet ende e paqartë. Sulmuesi polak ka pranuar se nuk ka marrë ende një vendim se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, duke lënë të hapur çdo mundësi për të ardhmen e tij.
Në një prononcim për gazetarin Bogdan Rymanowski, Lewandowski theksoi se aktualisht nuk ndjen asnjë presion për të vendosur dhe se nuk e sheh të nevojshme ta mendojë këtë çështje në këtë moment.
“Ka ende kohë për të vendosur. Nuk jam i sigurt se ku do të luaj sezonin e ardhshëm. Nuk ka nevojë të mendohet për këtë tani. Ndoshta së shpejti do të vijë momenti”, u shpreh ai.
Sulmuesi shtoi gjithashtu se nuk ka një drejtim të qartë në mendje dhe se vendimi do të merret vetëm kur të ndihet gati, duke mos përjashtuar as qëndrimin te Barcelona dhe as largimin si lojtar i lirë.
Deklaratat e Lewandowskit pritet të shtojnë spekulimet rreth së ardhmes së tij, teksa kontrata e tij me klubin katalanas po hyn në fazën vendimtare.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
27 Dhjetor, 2025 19:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.