Inteligjenca artificiale nuk do ta shkurtojë javën e punës, por do të krijojë vende të reja pune

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Janar, 2026 16:35

Inteligjenca artificiale nuk do ta shkurtojë javën e punës, por do të krijojë vende të reja pune

Ndërsa disa prej figurave më të fuqishme të teknologjisë botërore parashikojnë një të ardhme me javë pune më të shkurtra, drejtori ekzekutiv i International Workplace Group (IWG), Mark Dixon, shpreh skepticizëm ndaj këtij skenari, duke theksuar se kostot e biznesit dhe presioni për produktivitet e bëjnë një ndryshim të tillë të pamundur në të ardhmen e afërt.

Miliarderi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, CEO i JPMorgan, Jamie Dimon, CEO i Nvidia, Jensen Huang dhe Elon Musk kanë deklaruar në vite se automatizimi dhe inteligjenca artificiale do të marrin përsipër detyrat rutinë, duke liruar kohë për punëtorët dhe duke e bërë javën katër-ditore standard. Gates ka shkuar edhe më tej, duke propozuar një javë pune dy-ditore.

Por Mark Dixon, i cili drejton ofruesin më të madh në botë të zyrave fleksibile, me mbi tetë milionë përdorues në 122 vende, thotë se kjo llogaritje nuk qëndron.

“Të gjithë janë të fokusuar te produktiviteti, prandaj kjo nuk do të ndodhë së shpejti. Në fund të fundit, gjithçka sillet rreth kostove të punës”, deklaroi ai për revistën Fortune.

Sipas Dixon, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar po përballen me një krizë të kostos së jetesës, ndërsa kompanitë po kalojnë njëkohësisht një krizë të kostos së biznesit. Në këto kushte, kompanitë nuk mund të përballojnë të paguajnë të njëjtat paga për më pak orë pune, e as të transferojnë këto kosto te konsumatorët.

Ai vlerëson se koha që automatizimi mund të “çlirojë” ka më shumë gjasa të mbushet me detyrë të reja, sesa t’u kthehet punonjësve në formën e më shumë kohe të lirë.

Edhe pse Elon Musk ka parashikuar se puna mund të bëhet “opsionale” në të ardhmen, Dixon beson se një skenar i tillë do të realizohej vetëm nëse nuk do të kishte mjaft vende pune për të gjithë, e jo për shkak të bujarisë së punëdhënësve.

Sipas tij, inteligjenca artificiale ka gjasa të krijojë më shumë vende pune, por të një lloji tjetër. “Çdo revolucion teknologjik ka ndjekur të njëjtin model: fillimisht frikë nga humbja e vendeve të punës dhe më pas zgjerim të mundësive”, thekson Dixon.

Ai e krahason situatën aktuale me Britaninë e shekullit XIX, kur punëtorët e industrisë së tekstilit protestuan kundër makinerive të automatizuara gjatë Revolucionit Industrial, nga frika e humbjes së vendeve të punës dhe uljes së pagave.

Flaka

53
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Janar, 2026 16:35

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
53
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?