Mbrojtësi shqiptar Mario Mitaj pritet të rikthehet në listën e grumbullimit të Al Ittihad, pas një periudhe ku ka pasur pak hapësirë në formacion. Mitaj ka zhvilluar vetëm 7 ndeshje në këtë sezon të kampionatit arab, ndërsa në katër takimet e fundit, trajneri Conceição e kishte lënë jashtë.
Sipas mediave, Mitaj do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Al Qadsiah, me teknikun portugez që pritet ta përfshijë sërish në skuadër. Ende nuk dihet nëse ai do të aktivizohet me minuta, por rikthimi në grup shihet si një sinjal pozitiv për të ardhmen e tij.
Mungesa e Mitajt është ndjerë në krahun e mbrojtjes, ku Al Ittihad ka pasur vështirësi me balancën dhe sigurinë. Tani gjithçka tregon se Conceição ka ndryshuar qasje dhe është gati t’i japë një mundësi tjetër futbollistit shqiptar për të rikthyer besimin dhe vendin e tij në ekip.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
22 Janar, 2026 19:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.