Debat politik mbi integrimin: LSDM kundër VMRO-DPMNE për qasjen ndaj BE-së
Për Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM), anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian, me të gjitha të drejtat përfshirë edhe të drejtën e votës, është opsioni i vetëm i pranueshëm për Maqedoninë e Veriut. Zëdhënësja e partisë, Bogdanka Kuzeska, akuzoi VMRO-DPMNE dhe liderin e saj, Hristijan Mickoski, për zhvillimin e një fushate antievropiane, duke e paraqitur BE-në si faktor presioni, në vend që të pranojnë obligimet dhe reformat e nevojshme.
“Deri më sot nuk ka vendim zyrtar të Komisionit Evropian, Këshillit Evropian apo Parlamentit Evropian që parashikon pranimin e një vendi si anëtar i plotë pa të drejtë vote. LSDM mbetet për integrim të plotë, përfshirë edhe të drejtën e votës,” tha Kuzeska.
Nga ana tjetër, kryeministri Mickoski deklaroi se Maqedonia është viktimë e “bullizmit klasik” nga vendet anëtare të BE-së dhe se integrimi po vlerësohet jo mbi bazën e progresit, por mbi ndryshime të brendshme kushtetuese dhe simbole shtetërore.
Propozimi për anëtarësim pa të drejtë vote nuk ka mbështetje nga Unionit Pan-Evropian dhe Unionit Ndërkombëtar Pan-Evropian, pasi mund të ngadalësojë integrimin dhe të krijojë vende me status të ndryshëm. Megjithatë, ideja ekziston vetëm në diskutime dhe nuk ka asnjë vendim zyrtar nga Bashkimi Evropian. Gazeta Flaka















