Thirrje antishqiptare në ndeshjen Vardari – Bashkimi 1947, reagime të ashpra në Shkup dhe Tiranë

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shkurt, 2026 21:55 Përditësuar

Thirrje antishqiptare në ndeshjen Vardari – Bashkimi 1947, reagime të ashpra në Shkup dhe Tiranë

Deputetja dhe koordinatorja e grupit parlamentarë të Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari përmes një postimi ka reaguar ndaj thirjeve antishqiptare si “shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”, “dhomë gazi për shqiptarët” apo “vrisni shqiptarët” duke shënuar se këto thirje janë gjuhë e urejtjes dhe nxitje për dhunë.

Deputetja Ajdari më tej pyet se ku gjendet zëvendësministri Astrit Iseni dhe çfarë pune po bën ai?

“Thirrjet si “shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”, “dhomë gazi për shqiptarët” apo “vrisni shqiptarët” janë gjuhë e pastër urrejtjeje, nxitje për dhunë dhe kërcënim serioz për bashkëjetesën në vend.

A ka reagim institucional? Çfarë pune bën zëvendës ministri shqiptar i punëve të brendshme? Po përgjegjësi penale a do të ketë? Edhe kjo ngjarje duket se do të relativizohet, do të kalojë në heshtje dhe do të harrohet.

Institucionet e këtij shteti janë seriozisht në krizë të thellë!!” ka shkruar Rina Ajdari.

Aleanca për Shqiptarët (ASH), e udhëhequr aktualisht nga Valbon Limani, ka reaguar ashpër pas incidenteve në ndeshjen mes FK Vardar dhe KF Bashkimi Kumanovë, duke e cilësuar ngjarjen si “turp dhe dëshmi të rrëshqitjes së rrezikshme të futbollit drejt dhunës dhe urrejtjes ndëretnike”.

Në reagimin e saj, ASH thekson se përleshjet në fund të takimit dhe atmosfera e tensionuar në tribuna tregojnë dështim të organizimit, sigurimit dhe menaxhimit institucional. “Stadiumi nuk është vend për përleshje, provokime dhe thirrje që poshtërojnë qytetarë mbi baza etnike. Kjo nuk është tifozeri, por rrënim i rendit publik dhe nxitje e urrejtjes,” thuhet në reagim.

ASH kërkon: hetim të plotë për incidentet në fushë dhe në tribuna; identifikim dhe ndëshkim të organizatorëve, provokatorëve dhe çdo personi që ka nxitur dhunë; masa të rrepta nga organet sportive dhe institucionet e sigurisë, si dhe përgjegjësi konkrete për dështimin e kontrollit.

Partia e Taravarit ka drejtuar kritika edhe ndaj koalicionit VLEN, duke theksuar se incidentet e mëparshme në Prilep dhe Kumanovë kanë mbetur pa epilog dhe se, sipas tyre, heshtja institucionale po e normalizon urrejtjen.

“Aleanca për Shqiptarët nuk do të lejojë që urrejtja të normalizohet dhe as që heshtja të shitet si mençuri. Dinjiteti i shqiptarëve nuk negociohet,” përfundon reagimi.

Kurse, zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai thotë se, koret fyese dhe gjuha e urrejtjes janë absolutisht të papranueshme

“Ngjarjet në ndeshjen Vardar – Bashkimi dëshmuan edhe një herë se sporti në vendin tonë vazhdon të përballet me sjellje që nuk kanë asgjë të përbashkët me frymën e sportit, fair play-in dhe respektin e ndërsjellë.

Koret fyese dhe gjuha e urrejtjes janë absolutisht të papranueshme. Dënoj ashpër shfaqjet e tilla dhe refuzoj çdo përpjekje për t’i minimizuar apo justifikuar ato.

Presim nga Federata e Futbollit dhe organet kompetente të reagojnë me profesionalizëm dhe vendosmëri, deri te sanksionet e nevojshme ndaj përgjegjësve individualë dhe klubit të tyre, që situata të tilla të mos përsëriten më kurrë.

Njëkohësisht, shpreh respektin tim për futbollistët dhe stafin e Bashkimit për profesionalizmin, qetësinë dhe maturinë e treguar. Kjo qasje meriton admirim dhe është shembull se si duhet të sillet sporti ynë.

Nga Tirana zyrtare ka pasur reagime lidhur me thirrjet raciste antishqiptare në ndeshjen Vardar-KF Bashkimi që u luajt dje në Shkup, dhe që eskaloi në tensione. Tifozët “Komiti” ishin ata që lëshuan pandalur valë thirrjesh antishqiptare.

Ish-ministri i Brendshëm shqiptar dhe shefi i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla reagoi lidhur me këto zhvillime.
“Si dashamirës i futbollit, por dhe si një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, shpreh shqetësimin e thellë për incidentet dhe dënoj ashpërsisht fyerjet me bazë nacionaliste e raciste kundër futbollistëve dhe stafit të KF ‘Bashkimi 1947’ në një ndeshje të zhvilluar dje të kampionatit të Maqedonisë së Veriut. Thirrjet kundër shqiptarëve ishin shumë të rënda dhe po aq të rënda duhet të jenë masat e ndërshkimet e ndërmarra nga Federata e Futbollit në vendin fqinj. Nëse futbolli europian dhe ai botëror gjatë kësaj jave u solidarizua me futbollistin e Real Madrid – Vinicius, e njëjta gjë duhet të ndodhë me djemtë e ekipit dhe stafit të KF ‘Bashkimi 1947’ në Maqedoninë e Veriut. Do të jetë gabim i pafalshëm nëse në Maqedoninë e Veriut mbyllen sytë ndaj kësaj ngjarje!”, ka reaguar shefi i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla. Gazeta Flaka

104
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shkurt, 2026 21:55 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
104
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?