Komisioni Evropian: Nuk pranojmë rritje të tarifave amerikane ndaj mallrave të BE-së

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Shkurt, 2026 15:57

Komisioni Evropian: Nuk pranojmë rritje të tarifave amerikane ndaj mallrave të BE-së

Komisioni Evropian ka deklaruar se nuk do të pranojë asnjë rritje të tarifave amerikane ndaj mallrave evropiane, pas vendimit të Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara për të rrëzuar tarifat globale të vendosura nga presidenti Donald Trump.

Reagimi i Brukselit vjen pasi Trump më 20 shkurt shpalli tarifa të përkohshme prej 10%, të cilat një ditë më vonë i rriti në 15%. Ky vendim u mor menjëherë pasi Supremja i shpalli të paligjshme tarifat e mëparshme që ishin në fuqi.

Në një deklaratë të publikuar të dielën, Komisioni – i cili negocion politikën tregtare në emër të 27 shteteve anëtare të BE-së – kërkoi nga Uashingtoni “qartësi të plotë” mbi hapat e ardhshëm pas vendimit të gjykatës.

“Situata aktuale nuk është e favorshme për të ofruar tregti dhe investime transatlantike të drejta, të balancuara dhe reciprokisht përfituese. Marrëveshja është marrëveshje”, thuhet në reagim.

Qëndrimi i ri i Brukselit konsiderohet më i ashpër se deklarata fillestare, kur Komisioni njoftoi se po analizonte vendimin dhe po mbante kontakte me administratën amerikane.

Marrëveshja tregtare BE–SHBA e arritur vitin e kaluar parashikonte një tarifë 15% për shumicën e mallrave evropiane që hyjnë në tregun amerikan, me përjashtime për produkte të caktuara si avionët dhe pjesët e këmbimit, të cilat përfitonin tarifa zero. Nga ana tjetër, BE-ja hoqi detyrimet doganore për shumë produkte amerikane dhe tërhoqi kërcënimin për masa hakmarrëse.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse tarifat e reja 15% të shpallura nga Trump zëvendësojnë apo cenojnë marrëveshjen ekzistuese tregtare mes dy palëve.

Flaka

154
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Shkurt, 2026 15:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
154
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?