Qindra qytetarë mbështesin Artan Grubin në rrjetet sociale
Qindra qytetarë dhe mbështetës të ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi kanë shprehur solidaritet dhe mesazhe përkrahjeje në rrjetet sociale, pas vetëdorëzimit të tij sot në pikën kufitare të Bllacës. Mes mesazheve spikasin: “E vërteta dhe e drejta mund të lëndohen, por kurrë nuk mbyten”, “Artan meriton proces të drejtë dhe transparent gjyqësor” dhe “Shkupjani nuk tutet! Shkupjani vjen në Çair kur t’i teket”. Janë komente nga Ilaz Leskovica, Leke Dalipi, Ardit Zumeri, dhe shumë qytetarë të tjerë.
“O king, o shef” – Artan Grubi pa pranga u përcoll nga mbështetësit për në shtëpi”. Blerim Bexheti përshëndet vendimin e Artan Grubit për t’u dorëzuar para drejtësisë.
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ndryshuar qëndrim lidhur me masën e sigurisë ndaj Grubit, duke propozuar zëvendësimin e paraburgimit me arrest shtëpiak dhe konfiskimin e pasaportës së tij. Vendimi erdhi pasi Grubi u paraqit vullnetarisht para organeve të ndjekjes dhe shfaqi gatishmëri për bashkëpunim në hetimet lidhur me rastin e “Lotarisë Shtetërore”.
Sipas njoftimit zyrtar, një pjesë e madhe e provave tashmë janë siguruar dhe nuk ekziston rrezik i drejtpërdrejtë për ndikim në procedurë. Përveç kësaj, prokuroria ka evidentuar indikacione për rrezik ndaj sigurisë personale të Grubit dhe familjes së tij, gjë që ka ndikuar në vendimin për arrest shtëpiak.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup pranoi propozimin e prokurorisë dhe mbrojtjes për masën e arrestit shtëpiak, ku Grubi do të qëndrojë në shtëpinë e tij familjare nën masa sigurie shtesë.
Qytetarët e Shkupit dhe mbështetësit e Grubit vazhdojnë të ndjekin me interes zhvillimet e rastit, duke theksuar rëndësinë e një procesi gjyqësor të drejtë dhe transparent. Gazeta Flaka















