Modeli rrallë i Bentleyt që dikur zotërohej nga një familje mbretërore

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 19:29

Modeli rrallë i Bentleyt që dikur zotërohej nga një familje mbretërore

Kur nuk gjeni një automjet që i përshtatet shijes suaj, ju e porosisni një të tillë.

Kjo është pikërisht ajo që bëri Sulltani i Bruneit në vitet 1980 dhe 1990 kur ai dhe familja e tij shpenzuan miliarda euro për të blerë më shumë se 7,000 vetura.

E një prej tyre ishte edhe Bentley Turbo R Wagon i konvertuar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Gjatë asaj kohe familja ka porositur 11 njësi por tani ka mbetur vetëm një shembull i fundit.

Konvertimi i këtij modeli u bë nga Robert Jankel Design dhe përveç një çatie më të gjatë, Turbo R mori gjithashtu edhe një sistem me lëvizje me të gjitha rrotat.

Ky model vjen me një motor V8 6.75 litërsh turbocharged dhe kushton afërsisht 12 herë më shumë se një Turbo R standard.

Besohet se brendësia me dy ngjyra është si rezultat i ngjyrave të hotelit Empire të ndërtuar nga vëllau i Sulltanit Hassanal Bolkiah, Princ Jefri.

Bëhet e ditur se modeli i konvertuar nuk është më pjesë e koleksionit të familjes mbretërore të Bruneit, pasi është importuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndryshe, Turbo R nuk ishte i vetmi Bentley i bërë me porosi. Thuhet se sulltani dhe familja e tij porositën 380 Bentley duke përfshirë modele si Buccaneer, Camelot, Java, Phoenix, Imperial, Rapier, Pegasus, Silverstone dhe Spectre. /Telegrafi/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 19:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.