Apeli në Shqipëri mban në fuqi dënimin me dy vjet burgim për Belerin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 19:56

Apeli në Shqipëri mban në fuqi dënimin me dy vjet burgim për Belerin

Gjykata e Posaçme e Apelit në Shqipëri vendosi ta mbajë në fuqi dënimin e Alfred Belerit, kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, me dy vjet burgim për vjedhje votash, duke e rrëzuar ankesën e tij. Seancën e ndoqi nga salla e gjyqit edhe ambasadorja greke në Tiranë.

Ajo tha për mediat se “bashkia e Himarës ende drejtohet nga persona që nuk janë zgjedhur nga votuesit”. Apeli e shqyrtoi kah mesi i qershorit ankesën e Belerit, por e shtyu marrjen e vendimit për 25 qershor. Në mars, Gjykata e Posaçme e dënoi Belerin me dy vjet burgim për akuzën e vjedhjes së votave në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Beleri dhe avokatët e tij mbrojtës i kanë cilësuar akuzat si politike dhe të pabazuara, por Apeli vendosi ta mbajë në fuqi aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë për dënimin e tij me dy vjet burgim. Beleri fitoi ulëse në Parlamentin Evropian si përfaqësues i partisë udhëheqëse në Greqi, Demokracia e Re, në zgjedhjet e qershorit. Zgjedhja e Belerit si deputet i Parlamentit Evropian shkaktoi polemika – si për legjitimitetin e tij, ashtu edhe për ndikimin e rastit të tij në integrimin evropian të Shqipërisë. /Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 19:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.