Tre porositë e Bujar Osmanit nga Kumanova
Në hapjen e Shtabit të Frontit Europian në Kumanovë, kandidati për president Bujar Osmani ka theksuar tre porosi kryesore.
“Kam thënë se këto zgjedhje nuk janë zgjedhje mes partive politike dhe kandidatëve, por është betejë mes dy vizioneve, vizionit të integrimit dhe izolimit. Fronti Europian është risia më e madhe e këtyre zgjedhjeve, rëndësinë e së cilës do ta kuptojmë në të ardhmen. Është projekt afatgjatë që planifikohet të funksionon për zgjedhjet lokale, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, për shumë e shumë projekte e misione. Porosia e dytë, është se Fronti Europian është më e mira që i ka ndodhur këtij shteti pas Marrëveshjes së Ohrit. Dhe porosia e tretë, është se këto zgjedhje do të vendosen me 24 prill. 8 maji do të jetë vetëm korrja e fitores, do të jetë festa e fitores dhe e suksesit, por zgjedhjet do të përcaktohen me 24 prill”, tha Osmani.