Mateu Lahoz synon të bëhet i pari i gjyqtarëve spanjoll

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Shkurt, 2025 22:46

Mateu Lahoz synon të bëhet i pari i gjyqtarëve spanjoll

Ish-arbitri, Mateu Lahoz, është kandidat për t’u bërë president i komitetit të arbitrave të futbollit spanjoll. 

Presidenti i Federatës spanjolle të futbollit, Rafael Louzan, e konsideron të domosdoshëm një ndryshim strukturor në organizatën drejtuese të arbitrave.  Presidenti aktual i komitetit të arbitrave spanjoll është Luis Medina Cantalejo. 
Clos Gomez është përgjegjës për VAR. 

Lahoz i dha fund karrierës si arbitër në vitin 2023. 47-vjeçari ka drejtuar ndeshje në La Liga nga viti 2008. Ai ishte arbitër i shquar në futbollin spanjoll. 

Po ashtu ka pasur edhe përvojë të gjatë në drejtimin e ndeshjeve evropiane. Sidomos Real Madridi po ka ankesa të vazhdueshme në punën e arbitrave spanjollë.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Shkurt, 2025 22:46