Bedri Ajdari, u përcoll për në banesën e fundit!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 14:01

Bedri Ajdari, u përcoll për në banesën e fundit!

Në varrezat e fshatit Hasanbeg të Shkupit, sot në mesditë i është dhënë lamtumira e fundit, Bedri Ajdarit, njërit nga familjarët e të dënuarve në rastin “Monstra”, i cili ishte edhe organizator i shumë protestave kundër këtij rasti gjyqësor, shkruan gazeta LAJM.

Në ceremoninë e varrimit të të ndjerit kanë marrë pjesë qindra qytetarë.

Bedri Ajdari për më shumë se 10 vite u bë zë i fuqishëm kundër padrejtësive ndaj shqiptarëve në Maqedoni, përmes sensibilizimit për rastin gjyqësor “Monstra”, të cilin ai e cilësonte si të montuar.

Përmes protestave dhe shumë paraqitjeve nëpër media, Bedri Ajdari, u mundua të nxjerr në sipërfaqe pafajësinë e të afërmve të tyre të cilët u dënuan në rastin “Monstra” që kishte të bënte me vrasjen e pesë maqedonasve pranë liqenit të Smilkovës në Shkup, në vitin 2012.

Bedri Ajdari ndërroi jetë dje, pas një sëmundjeje të rëndë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 14:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.