Protesta para Bashkisë së Tiranës, kërkohet dorëheqja e Veliajt

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 19:08

Protesta para Bashkisë së Tiranës, kërkohet dorëheqja e Veliajt

Dhjetëra protestues u mblodhën para Bashkisë së Tiranës, për të kërkuar dorëheqjen urgjente të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Protesta u shoqërua me tensione, pasi protestuesit tentuan të futeshin në ambientet e brendshme të Bashkisë duke shtyrë kordonin e policisë. Ata kanë gjuajtur në drejtim të Bashkisë me vezë dhe me mollë. Protesta është thirrur pas arrestimit me urdhër të SPAK të disa ish-drejtorëve të kësaj bashkie, të cilët kanë abuzuar me tenderë dhe kanë përfituar miliona me kompaninë e krijuar. Muajin e kaluar, Prokuroria e Posaçme lëshoi urdhër-arreste për 3 drejtorët e Bashkisë së Tiranës, ndërsa 6 zyrtarë të tjerë u lanë në detyrim paraqitje. Protesta u organizua nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ndërsa iu bashkuan partitë opozitare, PD-ja, Rithemelimi, ish presidenti Ilir Meta dhe qytetarë të shumtë. Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, çdo bashki duhet të hetohet. Pas protestës para bashkisë, qytetarët u zhvendosën para Prokurorisë së Posaçme për t’i njoftuar kërkesën e tyre për prangosjen e krye bashkiakut. /Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 19:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.