Ari arrin nivelin e ri rekord të të gjitha kohërave

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 20:34

Ari arrin nivelin e ri rekord të të gjitha kohërave

Ari arriti një nivel të ri historik të hënën, duke vijuar rritjen e nisur që muajin e kaluar, teksa investitorët reaguan ndaj sinjaleve se Rezerva Federale do të ulë normat e interesit këtë vit edhe pse inflacioni mbetet mbi objektivin e bankës qendrore të SHBA, shkruan Financial Times.

Shefi ekzekutiv i JPMorgan Chase, Jamie Dimon, ka paralajmëruar se inflacioni dhe normat e interesit në SHBA mund të mbeten më të larta se sa presin tregjet për shkak të shpenzimeve të larta të qeverisë.

Në letrën e tij vjetore drejtuar aksionerëve, kreu i bankës më të madhe amerikane për nga aktivet tha se JPMorgan parashikon se normat e interesit mund të luhate nga 2 në 8 për qind.

“Është e rëndësishme të theksohet se ekonomia po ushqehet nga sasi të mëdha të shpenzimeve të deficitit qeveritar dhe stimujve të viteve të kaluara,” shkroi Dimon.

“Ekziston gjithashtu një nevojë në rritje për shtimin e shpenzimeve ndërsa po kalohej drejt një ekonomie më të gjelbër, po ristrukturohen zinxhirët e furnizimit global, po shtohen shpenzimet ushtarake dhe duhen luftuar kostot në rritje të kujdesit shëndetësor”.

Ari për dorëzimet e menjëhershme u rrit me 0,3% në 2,335,70 dollarë për ons që në 1002 GMT, pasi kishte arritur më herë një nivel rekord prej 2,353,79 dollarë. Kontratat e së ardhmes së arit në SHBA fituan 0.4% në 2,354.70 dollarë.

Një tjetër arsye e rritjes së çmimeve të arit, sipas Reuters, lidhet edhe me kërkesën e fortë të sektorit zyrtar nga Azia, sidomos nga Kina dhe India.

“Rritja e fortë e arti mund të jetë ndikuar nga Banka Popullore e Kinës (PBoC), e cila po vazhdon të blejë pa fre metalin e çmuar për të 17-in muaj radhazi në mars,” tha Han Tan, analisti kryesor i tregut në Exinity Group.

Kina e shtoi zotërimin e arit në 72.74 milion troy ons në fund të marsit, nga 72.58 milion ons në fund të shkurtit, treguan të dhënat zyrtare të dielën.

“Duke pasur në konsideratë që PBoC dhe Banka e Rezervës së Indisë po blejnë shufra ari ose argjendi për të shtuar rezervat e tyre përkatëse, kjo blerje pa fre nga bankat qendrore globale sigurisht që po nxit rritjen e çmimit të arit”.

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 20:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?