Mexhiti në Gërçec: Zhvillimin e fshatrave do ta kemi si prioritet, mbështetje pa rezervë për bujqit

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Prill, 2024 08:12

Mexhiti në Gërçec: Zhvillimin e fshatrave do ta kemi si prioritet, mbështetje pa rezervë për bujqit

Kreu i Lëvizjes Dmeokratike, Izet Mexhiti gjatë ditës së diel ka vizituar fshatin Gërçec në komunën e Sarajit, përcjell TV21. Mexhiti thotë se bujqit hasin në vështirësi gjatë sigurimit të plasmanit, ndërsa siguroi që prioritet për VLEN do të jetë edhe zhvillimi i fshatrave.

“Sot kisha kënaqësinë të qëndroj në fshatin Gërçec, ku edhe takova fshatarët të cilët merren me kultivimin e agrumeve të ndryshme. Biseduam për shumëçka, por ndaluam tek problemet që hasin ata me plasmanin e prodhimeve të tyre por edhe vështirësitë e tjera që hasin te tregu i mallrave ku edhe bëhet dorëzimi i prodhimeve. Folëm edhe për nevojën e subvencionimeve që janë të domosdoshme si masë. Ajo që sot u zotova gjatë bisedës me nikoqirët e mi të Gërçecit është se pikërisht zhvillimin e fshatrave do ta kemi si prioritet e me këtë edhe domosdo të japim mbështetjen e parezervë të bujqve që sado pak të ndihmojmë në rritjen rendimenteve të tyre.

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Prill, 2024 08:12