Punonjësit e shëndetësisë në protestë: Nuk jetohet me rrahje shpatullash, duhet rritje e rrogave

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Prill, 2024 08:16 Përditësuar

Punonjësit e shëndetësisë në protestë: Nuk jetohet me rrahje shpatullash, duhet rritje e rrogave

Rreth 30 vjet më parë kishte rreth 18,000 mjekë, sot janë nga gjashtë deri në shtatë mijë. Vetëm nga shëndetësia publike, çdo vit largohen nga vendi 200 deri në 250 mjek, ndërsa e madhe është dalje edhe e infermierëve dhe teknikëve rentgen.

Ndonëse nga pikëpamja e personelit, shëndetësia publike prej kohësh e ka “këmbën e thyer”, kujdesi për ata që mbeten në vend nuk është në nivelin adekuat, kur bëhet fjalë për vlerësimin e punës.

“Një muaj nuk kalohet me rrahje shpatullash dhe një falënderim”, ankohen punonjësit e shëndetësisë, të cilët pakënaqësinë e tyre do ta shprehin në orën 10 para Ministrisë së Shëndetësisë.

Ata janë të indinjuar pasi aneksi i kontratës kolektive, e cila duhej të rriste pagat për të gjithë punonjësit e mjekësisë, nuk ishte nënshkruar para shpalljes së zgjedhjeve. Një ditë pas Ditës Botërore të Shëndetësisë, protesta organizohet nga Sindikata e Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale e përkrahur nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

“Ne po protestojmë për të treguar se nuk po shmangim kërkesat tona për rritje të pagave të punonjësve në aktivitet, kërkojmë që aneksi të nënshkruhet menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor, por me një rritje të përshtatshme shtesë në koeficientët e të punësuarve në përputhje me koston e rritur të jetesës”, thonë nga LSM.

Sipas vlerësimeve të sindikatave, me mosnënshkrimin e aneksit, mbi 20 mijë punonjës të shëndetësisë mbeten pa përshtatjen e pagave me rritjen e pagës minimale.

Kujtojmë se së fundmi, në protestë dolën punonjësit e Postës së Maqedonisë për, siç thanë ata, gjendjen e rëndë financiare të shoqërisë aksionare. Punonjësit nuk e kishin marrë pagën e muajit shkurt, ndonëse afati ligjor kishte kaluar. Ata thanë se kjo situatë vjen si pasojë e mbipunësimit në administratë dhe në pozita drejtuese.

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Prill, 2024 08:16 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.