SHGM DHE SPGPM me parashtresë deri tek MPB për arrestimin e gazetarit Furkan Saliu

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 20:27 Përditësuar

SHGM DHE SPGPM me parashtresë deri tek MPB për arrestimin e gazetarit Furkan Saliu

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) do të dorëzojnë parashtresë zyrtare në Departamentin për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në lidhje me arrestimin e gazetarit Furkan Saliu.

Ankesa evidenton shkeljet e të drejtave të gazetarit në tre pika kryesore:

1. Sjellja joprofesionale dhe përdorimi i forcës së tepërt gjatë privimit të lirisë nga zyrtarët, të mbështetur me prova materiale;

2. Fshirja me forcë e video-materialeve nga gazetarët që kanë të bëjnë me incidentin, në kundërshtim me ligjin, procedurë e palejueshme dhe që ngre shumë pikëpyetje lidhur me incidentin dhe nevojën e mundshme për të fshehur diçka nga publiku; dhe

3. Kontrolli i paligjshëm i automjetit privat;

SHGM dhe SPGMP kërkojnë që Kontrolli i rendshëm të hetojë menjëherë këto pretendime dhe Ministria e Brendshme të ndërmarrë hapat e duhura ndaj policëve të përfshirë gjatë gjithë incidentit.

Është veçanërisht kritike që kjo të ndodhë sa më shpejt, pasi jemi në një periudhë të ndjeshme parazgjedhore. Kjo është thelbësore për të penguar autorët e ardhshëm të mundshëm të shkeljeve të të drejtave të punonjësve të medias, duke mbrojtur kështu lirinë e shprehjes.

Theksojmë se privimi i lirisë së gazetarëve, sidomos kur kjo ndodh gjatë kryerjes së detyrës profesionale, është veprim i papranueshëm, veçanërisht në kushtet kur ka të dhëna se janë bërë disa lëshime gjatë kryerjes së saj. Është e nevojshme që policia të ndjekë me përpikëri procedurat e vendosura dhe ligjin në këto raste, për të parandaluar çdo shkelje të të drejtave të gazetarëve.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 20:27 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.