Stano: Palët duhet të gjejnë zgjidhje sa më shpejtë për t’i hapur rrugë normalizimit të marrëdhënieve

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Prill, 2024 08:04

Stano: Palët duhet të gjejnë zgjidhje sa më shpejtë për t’i hapur rrugë normalizimit të marrëdhënieve

Bashkimi Evropian planifikon që shumë shpejtë të organjzojë takimin e radhës midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e një zgjidhje për çështjen e dinarit mbi një propozim të ndërmetësit Miroslav Lajçak. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një përgjigje për mediat në Kosovë tha se palët duhet të gjejnë zgjidhje sa më shpejtë për t’i hapur rrugë normalizimit të marrëdhënieve.

“Më 4 prill, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, priti në takim kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një raund tjetër diskutimesh mbi një zgjidhje të përkohshme për të adresuar implikimet e rregullores së fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për paratë e gatshme për komunitetin serb të Kosovës. Ky ishte tashmë takimi i katërt për këtë temë në pesë javët e fundit.

Meqenëse, palët nuk mund të kapërcenin dallimet e tyre në propozimet e tyre origjinale, Lehtësuesi i BE-së paraqiti ide mbi të cilat mund të bazohej një zgjidhje e përkohshme. U ra dakord me palët që diskutimet e mëtejshme do të bazohen në idetë e paraqitura nga BE-ja. Emisari i BE-së planifikon të ftojë Palët sërish në javët e ardhshme. Le të kujtojmë se një zgjidhje e përkohshme duhet të arrihet pa vonesa të mëtejshme dhe duhet të negociohet një zgjidhje e përhershme në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes në rrugën e normalizimit”, tha Stano.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pranuar të gjendet zgjidhja mbi bazën e një propozimi i emisarit Lajçak në të cilin përmendet mundësia e kompromisit. Ndërkohë, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq akuzoi palën kosovare se nuk tregoi vullnet të mjaftueshëm për një marrëveshje për çështjen e dinarit. Takimi i radhës në Bruksel midis kryenegociatorëve planifikohet të mbahet brenda 10 ditësh.

35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Prill, 2024 08:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?