Hamasi thotë se propozimi i fundit i Izraelit nuk i plotëson kërkesat e tyre

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Prill, 2024 06:38

Hamasi thotë se propozimi i fundit i Izraelit nuk i plotëson kërkesat e tyre

Në një deklaratë të publikuar herët të martën, Hamasi tha se marrëveshja e fundit e propozuar nga Izraeli nuk i plotëson kërkesat e tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Hamasi tha se e mori propozimin përmes ndërmjetësve egjiptianë, katar dhe amerikanë.

Ndërsa Hamasi tha se vlerësonte përpjekjet, grupi pretendon se Izraeli “mbetet kokëfortë dhe nuk i është përgjigjur asnjë prej kërkesave të popullit tonë dhe rezistencës sonë”.

Por Hamasi pohoi se është “i prirur për të arritur një marrëveshje që i jep fund agresionit kundër popullit tonë”.

Grupi tha se udhëheqësit e tij do të shqyrtojnë propozimin dhe do të informojnë ndërmjetësit për përgjigjen e tyre.

Ndryshe, gjatë fundjavës në Kajro, drejtori i CIA-s, Bill Burns prezantoi një propozim të ri që përfshin shtyrjen e Izraelit për të liruar një numër më të madh të të burgosurve palestinezë në këmbim të 40 pengjeve izraelitë të pritshëm që do të liroheshin gjatë fazës së parë të një marrëveshjeje me tri faza të armëpushimit.

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Prill, 2024 06:38