Probleme të sistemit në FSSh, Mjekët amë apelojnë për zgjidhje të problemeve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 18:29

Probleme të sistemit në FSSh, Mjekët amë apelojnë për zgjidhje të problemeve

Mjekët e familjes kanë pasur probleme këto ditë – nuk kanë mundur të regjistrojnë pacientë të rinj, të bëjnë termine apo të japin receta, për shkak të problemeve me sistemin e Fondit Shëndetësor. FSSh-ja ka sqaruar se është duke punuar për zgjatjen e vlefshmërisë së certifikatave të sigurisë dhe se kanë dërguar njoftim se si do të veprohet deri në përfundimin e procesit. Doktor Gjorgjievski arriti të regjistrojë disa pacientë.

“Me siguri do të më pyesni se si ia dolëm me ata pacientë. Fatkeqësisht pacienti është kontrolluar, karton mundeshim edhe tani t’i hapnim kur e kemi paraqitur pacientin. Ajo që duhej të përshkruhet privat dhe nuk mundet, me barnatoret përreth biem dakord që t’u japin ilaçin dhe t’u japim recetën, nëse bëhet fjalë për terapi me antibiotik.”, – theksoi mjeku, Dragan Gjorgjievski.

Mjekët thonë se problemet vazhdojnë të grumbullohen. Pika e kapitacionit është një problem, sidomos për ata mjekë të zonave rurale, ku banorët janë larguar dhe ka sfida edhe me funksionalitetin e “Terminit tim”.

“Apel deri tek autoritetet shëndetësore dhe Qeverisë së ardhshme – sistemi nuk funksionon, nuk mund të caktojmë termin për eko dhe mamografi. Para tre ditëve u përballa me një problem, nuk mundesha të caktoj termin në asnjë institucion shtetërorë. Janë të bllokuara rastet urgjente, udhëzimet prioritare. Pacientja u detyrua të bëjë analiza privat.”, – u shpreh mjeku, Dragan Gjorgjievski.

Mjekët kërkojnë që politikbërësit, të tanishëm dhe të ardhshëm, të ulen me ta në tryezë për të diskutuar për zgjidhjen e problemeve të sistemit shëndetësor.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 18:29