Musa Xhaferi: Zona 5, do të jetë lokomotiva e fitores së Frontit Evropian

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 21:00

Musa Xhaferi: Zona 5, do të jetë lokomotiva e fitores së Frontit Evropian

Musa Xhaferi nga BDI, ka mbajtur fjalim gjatë hapjes së Shtabit të Frontit Evropian në Strugë.

Tha se zona 5 do të jetë lokomotiva e fitores së Frontit dhe se do të sigurohen 5 mandate deputetësh.

“Mos t’i mbetem borxh kolegut. Ne kemi kandidatin më të mirë nga të gjithë, Bujar Osmanin. Një ministër i dëshmuar, një zëdhënës partie shumë i sjellshëm i cili nuk di të ofendojë dikë dhe ne do ta japim testin e parë më 24 prill. Unë besoj se në këtë zonë, jo pse dua unë, nuk është kjo subjektive, por zona numër 5 do të jetë lokomotiva e fitores e Frontit pavarësish se jemi me numër më pak. Ne, nuk do të ishte e tepër dhe ambicioze nëse themi se ne do të kemi 5 mandate si Front”, tha Xhaferi, transmeton TV21.

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 21:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media