Frika e hakmarrjes, ndërhyn Gjermania: Tenton zbutjen e tensioneve Iran-Izrael!

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 20:40

Frika e hakmarrjes, ndërhyn Gjermania: Tenton zbutjen e tensioneve Iran-Izrael!

Në mesin e frikës së shtuar nga aktet hakmarrëse te Irani pas sulmit izraelit ndaj konsullatës së tij në Damask, ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock iu bashkua një nisme diplomatike që tenton të ulë tensionet e shtuara ndjeshëm mes dy vendeve që e shohin njëri-tjetrin me armiqësi.

Kryediplomatja gjermane ka diskutuar me homologun e saj Iranian Hosein Amirabdollahian për “situatën e tensionuar” në Lindjen e Mesme, duke tentuar ta bindë se shmangia e një përshkallëzimi të mëtejshëm të situatës në rajon është në interesin e të gjithëve.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve në rajon të veprojnë me përgjegjësi dhe të përmbahen maksimalisht,” thuhet në një deklaratë të ministrisë së jashtme gjermane. Ushtria amerikane beson se pas sulmit qëndron Izraeli dhe është zotuar ta mbështesë Izraelin pas kërcënimeve të Iranit se do të hakmerret. Vetë zyrtarët izraelitë nuk kanë bërë asnjë koment për sulmin.

Izraeli rrallë i pranon sulmet ndaj objektivave iraniane. Megjithatë, pas shtimit të tensioneve në rajon nga ky episode, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u shpreh se veni i tij është “i përgatitur” për të mbrojtur sigurinë në të gjitha frontet. Për shkak të situatës aktuale në rajon kompania ajrore gjermane Lufthansa, e cila ka zakonisht pese fluturime në javë nga Frankfurit drejt Teheranit, ka pezulluar të paktën deri të shtunën fluturimet e saj me destinacion kryeqytetin Iranian.

Top Channel

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 20:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.