“Jemi impresionuar nga reformat nën drejtimin tuaj”, Macron në konferencë me Ramën: Shqipëria ka avancuar në rrugën drejt integrimit në BE

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 18:35

“Jemi impresionuar nga reformat nën drejtimin tuaj”, Macron në konferencë me Ramën: Shqipëria ka avancuar në rrugën drejt integrimit në BE

Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka përgëzuar Shqipërinë për ecurinë drejt integrimit në BE gjatë konferencës për shtyp që mbajti me kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se ishte i impresionuar nga reformat që vendi ka ndërmarrë në kuadër të qëllimit për anëtarësim dhe theksoi se Franca do të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin drejt integrimit në BE.

“Ju e dini se mund të keni besim te vendosmëria ime. Dua të përsëris angazhimin e Francës në favor të anëtarësimit të vendit në BE dhe të lëvizjes që ne kemi për Ballkanin Perëndimor. Këtu bëhet fjalë për të vepruar për bashkimin e Evropës, për ta bërë më të fortë.

Që prej mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë, Shqipëria ka vazhduar rrugën e saj drejt integrimit. Jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapacitetet për të avancuar nën drejtimin tuaj. Përshëndes zërin e Shqipërisë në rajon dhe skenën ndërkombëtare. Së fundmi pritët në Tiranë një samit rajonal ku pritët edhe Zelenskyn për të forcuar unitetin me Ukrainën”- tha Macron ndër të tjera./Top Channel

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 18:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.