Lewis Ferguson është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Bologna. Skocezi ka dhënë kontributin e tij me 6 gola dhe 4 asistime gjatë këtij edicioni në Serie A, me skuadrën e Thiago Mottës që po garon për t’u kualifikuar në Champions League.
Ndeshja e fundit ndaj Monzës (0-0) solli vetëm një pikë për Bolognën, duel gjatë së cilit skuadra emiliane përveç dy pikëve humbi edhe shërbimet e Fergusonit.
Një dëmtim i rëndë që ka sjellë fundin e sezonit për 24-vjeçarin, i cili ka humbur edhe pjesëmarrjen në Euro 2024 me Skocinë e tij.
Ishte minuta e 58’ kur Ferguson dëmtoi gjurin e djathtë pas përplasjes me Birindellin. Pavarësisht dhimbjeve qëndroi në fushë për t’u zëvendësuar katër minuta më vonë.
Shtypi italian raporton se mesfushori i avancuar i Bolognës pritet të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë 5-6 mujore. /Supersport
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
15 Prill, 2024 19:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.