Zjarr në një shtëpi në Shkup – Dy persona të lënduar

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 15 Prill, 2024 21:50

Zjarr në një shtëpi në Shkup – Dy persona të lënduar

Dje rreth orës 18:23 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Walt Disney” në Shkup ka shpërthyer zjarri në një shtëpi në pronësi të Gj.D.(65) nga Shkupi, ku janë prekur edhe shtëpitë e A.A.(36) nga Shkupi, F.E.(55) nga Shkupi dhe E.N., i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, përcjell FLAKA.

Nga zjarri ka mbetur i lënduar edhe GJ. D. dhe është transportuar për ndihmë në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”.

Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri. FLAKA

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 15 Prill, 2024 21:50