Deputetja Bilalli-Zendeli në KiE ia përmend Serbisë vrasjen e familjes Jashari

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Prill, 2024 10:06

Deputetja Bilalli-Zendeli në KiE ia përmend Serbisë vrasjen e familjes Jashari

Deputetja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Arta Bilalli-Zeneli në debatin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku u shqyrtua raporti për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ia ka përmendur Serbisë, vrasjen e 56 anëtarëve të familjes Jashari, brenda një dite, duke thënë se nga Asambleja mund t’i dërgojnë një sinjal asaj familje dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

Deputetja Bilalli-Zeneli ka thënë se nuk pajtohem me mendimet se ky antarësim do të krijojë konflikte të reja në Evropë.

“Të dahsur kolegë a është themeluar kjo organizatë për të parandaluar luftërat në mes të popujve në Evropë, të gjithë pajtohemi që po, pra komentet se ky anëtarësim do të provokojë konflikte të mëtejme në Evropë, nuk tingëllon mirë dhe nuk është i përshtatshëm dhe është në kundërshtim me qëllimin kryesor të Këshillit të Evropës. Të gjitha shtetet demokratike dhe organizatat ftojnë për dialog në mes Kosovës dhe Serbisë, sipas mendimit tim, ky anëtarësim do të përforcojë, do të shtyjë përpara këtë dialog sepse do t’i kemi dy palë të barabarta në dialog dhe barazia është një vlerë thelbësore e Këshillit të Evropës. Në 1999, një ish ministër i Francës ka thënë se po të ishte një çmim nobel për liri, atëherë do t’i jepej familjes Jashari në Prekaz, sepse është një familje ku 56 anëtarë të familjes janë vrarë brenda një dite të vetme. Familja Jashari nuk e ka marrë çmimin nobel por duke e mbështetur këtë raport dhe këtë kërkesë për anëtarësim, do t’iu japim një sinjal se ata do të kenë një karrige dhe do t’i bashkohen familjes së madhe evropiane të cilës ata i përkasin”, tha Bilalli-Zendeli.

9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Prill, 2024 10:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?